Akuzohet se vrau Vanjën 14-vjeçare, ekstradohet nga Turqia në Shkup autori Lupço Palevski

Kosovë&Rajon

Akuzohet se vrau Vanjën 14-vjeçare, ekstradohet nga Turqia në

Ljupço Palevski Palco, i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, është ekstraduar nga Turqia dhe ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut. Palevski zbarkoi në aeroportin e Shkupit ku më pas u dërgua në burgun e Shutkës.

Ai u arrestua më 6 dhjetor të vitit të kaluar, pasi fillimisht ishte arratisur në Serbi dhe kishte mbërritur në Turqi nëpërmjet Bullgarisë. Policia turke e arrestoi atë në Balikesir pas kërkesës nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut. Dhe më 30 prill, gjykata në Turqi miratoi kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin Lupço Palevski Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen 14-vjeçare Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.

“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Loupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”, - deklaroi Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga. Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit, i cili duhet të fillojë të aplikohet menjëherë pasi ai të ekstradohet nga Turqia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion