Vrau me thikë Martin Canin, 14-vjeçari "fsheh thikën": U zumë se po më shikonte, gjatë përplasjes ndodhi ajo që ndodhi

Aktualitet
Vrau me thikë Martin Canin, 14-vjeçari "fsheh

Autori Mario Perlleshaj që vrau me thikë në zemër 14-vjeçarin Martin Cani ka dhënë dëshminë para uniformave të policisë.

Ai është shprehur se me bashkëmoshatarin e tij janë zënë se Cani po e shikonte. Ai është shprehur se ishin zënë të premten dhe se të hënën që ndodhi edhe tragjedia, e kishin lënë të sqaroheshin.

Vrau me thikë Martin Canin, 14-vjeçari "fsheh

Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t'u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën.

Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.

I pyetur nëse është penduar për vrasjen, 14-vjeçari nuk është përgjigjur teksa nuk ka treguar as se ku ka fshehur armën e krimit, por ka treguar se nuk e kishte marrë në shkollë, por e kishte fshehur diku aty afër.

Policia e Tiranës arrestoi ditën e djeshme, 19 nëntor, 15-vjeçarin, i cili dyshohet se vrau bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, ngjarje e ndodhur të hënën (18 nëntor), pak metra larg shkollës “Fan Noli”.

15-vjeçari menjëherë pasi goditi disa herë me thikë nxënësin tjetër të shkollës “Fan Noli”, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, si dhe plagosi shokun e viktimës është larguar nga vendngjarja bashkë me thikën e krimit.

Ai është nisur menjëherë drejt një spitali privat, ku ka mjekuar plagën për shkak se është plagosur dhe vet.

Pasi ka fashuar dorën, autori ka hipur në një automjet ku një person e ka shoqëruar drejt spitalit.

Ndërkohë që ndodhej në automjet dhe kishte vrarë një 14-vjeçar e kishte plagosur një tjetër, autori ka postuar edhe foto në Snapchat.

Konflikti kishte nisur ditën e premte brenda ambienteve të shkollës, ndërsa për këtë ishte vënë në dijeni edhe oficerja.

Fillimisht është dukur se debatet janë sheshuar dhe të miturit janë pajtuar me njëri-tjetrin.

Mësohet se ata kanë pasur një përplasje në banjat e shkollës ku kishin lënë takim për t’u sqaruar.

Pas nisjes së konfliktit14-vjeçari që mbeti viktimë kishte njoftuar një shok tjetër i cili ishte nxënës në Sauk.

ME TE LEXUARAT