Seuli hedh akuza: Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë

Aktualitet

Seuli hedh akuza: Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë

Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme shtesë të artilerisë, për ta mbështetur në luftën e saj kundër Ukrainës, ndërsa disa prej mijërave trupave koreanoveriore të zhvendosura në Rusi, kanë filluar të angazhohen në luftime tashmë, tha të mërkurën agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut.

Vlerësimi i Seulit vjen pasi Rusia paralajmëroi të hënën se vendimi i presidentit amerikan, Joe Biden, për ta lejuar Ukrainën të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me armë amerikane me rreze të gjatë, i “hedh zjarr benzinës” në luftë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se vendimi i Bidenit u nxit pothuajse kryekëput nga përfshirja e Koresë së Veriut në këtë luftë.

Në një seancë me dyer të mbyllur në Parlament, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut (NIS) tha se Koreja e Veriut ka dërguar në Rusi artileri vetëlëvizëse të llojit 170mm dhe sisteme raketash me shumë tyta të llojit 240mm, sipas deputetit Lee Seong Kweun, i cili mori pjesë në seancë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion