Vrau me çekiç 57-vjeçarin, zbardhet dëshmia e të riut: Isha i dehur! Kërkova të kaloja i pari por s’më dëgjoi! Makinat u...

Aktualitet

Vrau me çekiç 57-vjeçarin, zbardhet dëshmia e të

Zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit Andi Vokrri që goditi për vdekje me çekiç Petrit Ndou në aksin rrugor “Thumanë–Krujë”. Ai ka deklaruar para hetuesve se ka qenë në gjendje të dehur dhe se nuk mban mend shumë se çfarë ka ndodhur.

Sipas tij, ajo që mban mend ka qenë një automjet që i kishte zënë rrugën. I riu ka thënë se i ka kërkuar 57-vjeçarit që të kalonte i pari për të mos shkaktuar aksident, por nuk e ka dëgjuar. Kur automjetet janë fërkuar, ka dalë jashtë duke marrë një çekiç dhe duke e goditur.

“Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm që pashë një makinë që më kishte zënë rrugën. I kam kërkuar që të largohej dhe të kaloja i pari pasi mund të bënim aksident. Nuk më dëgjoj dhe kaluam paralel. Kur pashë që makina u fërkua dola dhe e godita me çekiç. Nuk doja ta vrisja”, ka pohuar 28 vjeçari.

Ndërsa dy shokët e tij, Lorenc Goga dhe Fation Kulla, të arrestuar për moskallëzim krimi, kanë pohuar se u larguan fillimisht prej andej nga frika për atë se çfarë kishte ndodhur.

NGJARJA

Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në afërsi të urës së Bushneshit, ku tre të rinjtë, që udhëtonin me një automjet, janë konfliktuar verbalisht për motive të dobëta me viktimën, e cila po lëvizte me makinën e saj. Gjatë konfliktit, 28-vjeçari e ka goditur 57-vjeçarin me një send të fortë (çekiç) në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes, dy shtetasit e tjerë janë larguar nga vendi i krimit.

ME TE LEXUARAT