Vrasja e shqiptares/ "Zbërthehet" autori: Si nisi lidhja me Ilaria Sulën dhe si agravoi sherri i tyre deri në...

Aktualitet

Vrasja e shqiptares/ "Zbërthehet" autori: Si nisi lidhja me

Vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, ka tronditur të gjithë Italinë. Autori i mori jetën 22-vjeçares shqiptare pas një debati të ashpër, duke e goditur me thikë.

Së fundmi, gazeta Il Messaggero ka publikuar dëshminë e autorit, i cili ka shpjeguar se çfarë e shtyu të kryente këtë krim makabër. Ai ka treguar se marrëdhënia e tij me Ilarian ishte drejt fundit, një fakt që ai nuk mund ta pranonte.

“Isha gati të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime,” ka thënë ai gjatë marrjes në pyetje.

Samson ka treguar gjithashtu se si nisi lidhja e tij me Ilarian: “Ne u takuam në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti e konfirmuam lidhjen tonë. Kemi pasur një marrëdhënie normale, si çdo çift, me ulje-ngritjet tona.”

Sipas tij, situata ndryshoi kur Ilaria i kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë, një kërkesë që e çoi në një traumë të madhe për Samsonin, pasi ai kishte ankth në lidhje me performancën e tij para prindërve. Ai pohon se Ilaria i dha një ultimatum: nëse nuk ia tregonte notat, do ta linte.

Në fund të janarit të këtij viti, ata kishin vendosur të bënin një pauzë në lidhjen e tyre, por ndonëse ai e pranoi këtë vendim, ata vazhduan të takoheshin.

“Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë,” shpjegoi ai.

Ai më pas tregoi se nuk mund ta pranonte ndarjen dhe, edhe pse miqtë e tij e këshillonin që të hiqte dorë, ata vazhduan të takoheshin edhe për dhjetë ditë të tjera. Ilaria, sipas tij, dukej më e ftohtë dhe dëshironte të dilte vetëm me miqtë e saj.

ME TE LEXUARAT