Vrasja e policit/ Balla: Të arrestohet një orë e më parë autori

Aktualitet

Vrasja e policit/ Balla: Të arrestohet një orë e më

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për vrasjen e efektivit të policisë, N.C në Fier.

Balla ka kërkuar kapjen e autorit një orë e më parë.

Më tej ka paralajmëruar se do të bëhet gjtihçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendje se është e papranueshme që të ngrihet dorë ndaj një punonjësi policie.

“Dua të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës së një punonjësi policie. Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie.

Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve”, u shpreh Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion