Vrasja e policit, FNSH dhe RENEA rrethojnë shtëpinë e autorit Azgan Mërnica

Aktualitet

Vrasja e policit, FNSH dhe RENEA rrethojnë shtëpinë e autorit

Pas krimit të rëndë në Fier, ku pas një konflikti banal, polici Novruz Cenalia u qëllua me plumb në kokë nga Azgan Mërnica, një numër i madh efektivesh të forcave RENEA dhe FNSH kanë rrethuar banesën ku dyshohet se është fshehur 23-vjeçari.

Gjithashtu bëhet me dije se në Komisariatin e Policisë së Fierit janë shoqëruar edhe prindërit e autorit, ndërsa një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes.

Po ashtu po hetohet nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo efektivi është vrarë për shkak të detyrës.

Efektivi ka shtëpinë rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë duke shkuar me makinë në punë, në rrugë është ndeshur me autorin, shtetasin Azgan Mërnica, ku ky i fundit e ka qëlluar me pistoletë duke i marrë jetën

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion