“Babai i Novruz Cenaliajt ka vrarë një person në Has për…”, Artan Hoxha jep detaje: E mësoi vdekjen e të birit në sallë operative

Aktualitet

“Babai i Novruz Cenaliajt ka vrarë një person në Has

Artan Hoxha, i ftuar në “Top Talk”, dha disa detaje të reja për ngjarjen e sotme që tronditi vendin, ku mbeti i vdekur efektivi i forcave “Shqiponj”, Novruz Cenalia.

28-vjeçari u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit, nga 23-vjeçari Azgan Mernic, dyshohet për një konflikt të çastit.

Gazetari tregon se babai i tij është polic dhe e ka marrë lajmin për vdekjen e Novruzit në sallë operative. Ai gjithashtu tregon se vite më parë, kur punonte në Komisariatin e Hasit, ai ka vrarë një person tjetër për vetëmbrojtje.

“Në sallë operative ka qenë babai i vet, është polic. Informacioni paraprak është dhënë në sallë operative, imagjinoni çfarë kaosi është krijuar. Babai i vetë ka qenë polic i Komisariatit të Hasit dhe për vetëmbrojtje ka vrarë një person në Has. Vazhdonte të ishte në radarët e policisë. Për t’i iku asaj hasmërie ka zbritur në atë fshat. Pista e parë shkova te kjo, por Mernica janë të dëgjuar në Fier dhe mosha e tij është i ri”, tregon Hoxha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion