Vrasja e Pëllumb Metës/ Gazetari: Djali i madh Hyseni siguroi armën, por ja si i gjeti paratë

Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës/ Gazetari: Djali i madh Hyseni siguroi

Gazetari Igli Çelmeta i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se Hysen Meta e ka siguruar vetë armën e krimit për vrasjen e të atit, Pëllumb Meta.

Në ditët e sotme, nuk ësht e vështirë të gjesh një armë, theksoi ai, nisur edhe nga zbulimi i disa bazave ditët e fundit.

“Për ngjarjen e rëndë në Shën Vlash, armën e ka siguruar Hyseni, është arma e djalit, nuk është e babait, Pëllumb Metës, si e siguroi armën ky person?

Nuk është se kishte ndonjë ekonomi, madje kur ishte kthyer nga jashtë nuk kishte të ardhura, kishte konflikt me babanë, si i gjeti paratë për të marrë një armë zjarri, e ka siguruar fare lehtësisht. Këto arrijnë në ngjarje të rënda dhe makabër, prandaj duhet të merren me seriozitet nga policia”, tha gazetari.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion