Burgosja e Belerit, Mitsotakis s’i del e keqja: Ka dëmtuar marrëdhëniet Greqi-Shqipëri

Bota

Burgosja e Belerit, Mitsotakis s’i del e keqja: Ka dëmtuar

Kryeministri i Greqisë, Kyeriakos Mitsotakis ka deklaruar se çështja Beleri ka ‘turbulluar’ marrëdhënien mes dy shteteve. por mediat greke shkruajnë se tonet e kryeministrit në këtë rast ishin më të ulëta se herët e tjera.

 “Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për rastin Beleri dhe më vjen keq ta them, por mënyra se si u trajtua ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet greko-shqiptare. Kjo është diçka që ne nuk e duam”,  tha Mitsotakis.

I pyetur në një intervistë, kreu i qeverisë greke nënvizoi se ende shpreson që çështja të zgjidhet.

 “Ne kemi shprehur rezervat tona të forta për faktin se ai nuk u lejua të betohet gjatë kohës që ishte në paraburgim, edhe nëse ishte një proces gjyqësor i drejtë. Do të vazhdojmë të këmbëngulim që nuk ka asnjë vendim përfundimtar, por një vendim të shkallës së parë. Shpresojmë se çështja do të zgjidhet”,  u shpreh kryeministri grek.

Qeveria Greke ka ndjekur me vëmendje dhe ka kritikuar ashpër palën shqiptare për rastin e Fredi Belerit që prej arrestimit të tij për blerje votash rreth një vite më parë.

Për këtë arsye Athina përdori veton për të bllokuar negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE në dhjetor, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve se çështjet dy palëshe nuk duhet të bëheshin pengesë.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama përsëriti qëndrimin e tij se ‘Beleri’ i takon vetëm drejtësisë ndërsa kritikoi ndërhyrjet e të huajve. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion