Vrasja e Martinit/ Prindërit kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut: Të hënën, protestë në orën 17:00

Aktualitet

Vrasja e Martinit/ Prindërit kërkojnë dorëheqjen e

Paraditen e sotme, prindër të shumtë u mblodhën pranë shkollës “Fan Noli” në shenjë proteste, vetëm gjashtë ditë pas ngjarjes tragjike ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën, i goditur me thikë nga një bashkëmoshatar.

Gjatë tubimit, prindërit lexuan një sërë kërkesash të drejtuara qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse.

Ndër kërkesat kryesore ishte dorëheqja e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu duke e konsideruar atë përgjegjëse për dështimin në garantimin e sigurisë në shkolla.

Ata paralajmëruan gjithashtu një protestë që do të zhvillohet ditën e hënë, në orën 17:00, për të kërkuar drejtësi për Martin Canin dhe për të shprehur shqetësimin mbi dhunën në institucionet arsimore.

Prindërit theksuan se ngjarja tragjike është pasojë e mungesës së masave efektive për sigurinë në shkolla dhe kërkuan veprime konkrete për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla. Protesta e tyre vjen si një apel për ndërgjegjësim dhe për një përgjigje të menjëhershme nga au.toritetet

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion