E akuzoi publikisht për dhunë, Drenusha Latifi darkon me ish-burrin

Aktualitet

E akuzoi publikisht për dhunë, Drenusha Latifi darkon me ish-burrin

Prime i Big Brother Vip Kosova ishte i mbushur plotë surpriza dhe emocione mbrëmjen e djeshme. Një moment i papritur ishte kur Atilla Kardesh surprizoi me një darkë ish-bashkëshorten e tij, Drenushe Latifi.

Ish-çifti i përfolur për debate të shumta, janë ulur përballë njëri-tjetrit për të krijuar një marrëdhënie më të qetë për hir të fëmijëve të tyre.

“Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.

Gjatë darkës pati rrëfime, ku të dy ish partnerët pranuan gabimet e së kaluarës që çuan në prishjen e marrëdhënies së tyre.

Kujtojmë që historia e Drenusha Latifi dhe ish-partnerit të saj është e njohur në rrjet. Drenusha, e cila ka bërë bujë për akuzat e saj ndaj ish-partnerit për dhunë fizike, kishte ndarë më parë dëshmi të frikshme mbi përvojat e saj si viktimë e dhunës në familje, duke publikuar fotografi ndër vite.

Madje kur Kardesh u bë banor i BBVK rrjeti shpërtheu ndaj produksionit duke thënë se po bëjnë që viktima të përballet me dhunuesin dhe të jetë në një ambient me të.

Deklaratat e shumta bënë që Atilla Kardesh të largohej nga Big Brother vetëm pak ditë më pas.

ME TE LEXUARAT