Vrasja e Martin Canit, gjykata e Apelit lë në burg autorin e mitur

Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, gjykata e Apelit lë në burg autorin e mitur

Gjykata e Apelit ka lënë në burg autorin e vrasjes së Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, duke mos ndryshuar masën e sigurisë dhënë nga shkalla e parë.

Autori i dyshuar kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm. Në Apel 14-vjeçari ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit, duke ngritur edhe pretendimet shëndetësore.

14-vjeçari i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në Burgun e Kavajës, aty ku ndodhen të miturit në konflikt me ligjin. Pak ditë më parë doli edhe aktekspertiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë.

Në thikë u gjetën gjurmë të ADN të dy 14-vjeçarëve, njërit që humbi jetën dhe tjetrit që u plagos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion