Emri/ Makina përplas për vdekje 63-vjeçarin në Fier, po mblidhte barishte anës rrugës

Aktualitet

Emri/ Makina përplas për vdekje 63-vjeçarin në Fier, po

Një 63-vjeçar humbur jetën pranë fshatit Cukas të Fierit pasi u përplas nga një makinë.

Viktima, i cili kishte parkuar makinën tip Opel në anë të rrugës ishte futur në një arë për të mbledhur barishte të egra.

Në momentin që ka dalë në rrugë, ai nuk e ka vënë re makinën tip Pasat së cilës i ka prerë rrugën.

Sipas informacioneve, viktima është Namik Halili nga Durrësi.

“Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion