Kërcënoi publikisht Edi Ramën, Çim Peka shfaqet sërish me Arben Ahmetajn: Gati të bëjmë atë që themi

Çim Peka duket se ka shkuar për një intervistë tjetër me ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit, ndodhet në arrati ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ku dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.
Deri më tani, Ahmetaj ka bërë dy dalje publike përmes gazetarit në fjalë, ndërsa në intervistën e fundit pati paralajmëruar se do të plasë “bombën” për qeverinë aktuale teksa nuk ndalet ne akuza per njerezit me te afert me te cilet ka bashkepunuar e bashkeqeverisur ne disa mandate radhazi ne qeveri dhe ne Parlament.
Në një periudhë të nxehtë, kur forcat politike kanë nisur të ndezin motorrët për fushatën zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, Çim Peka ka bërë një postim në rrjetet sociale. Ai shfaqet sërish me Ahmetajn, diç po shohin të dy në telefon, ndërsa ka zgjedhur diçiturën: “Bëjmë atë që themi, themi atë që do bëjmë”, përfundon ai.
Një mesazh i koduar apo i qartë? A do të flasë këtë radhë hapur Arben Ahmetaj, nëse do të ketë një intervistë të tretë? Mbetet të shihet në vazhdim, megjithëse postimi i Pekës tregon se së shpejti mund të kemi një “seri” tjetër.


