Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkoi lirimin nga burgu! Apeli vendos për Gjon Shkambin

Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkoi lirimin nga burgu! Apeli vendos

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili është i dyshuar për lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor brenda sallës së gjyqit.

Vendimi i Apelit ka konfirmuar masën e caktuar nga shkalla e parë dhe ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjon Shkambi po hetohet për rolin e tij të mundshëm në këtë ngjarje tragjike, e cila tronditi sistemin e drejtësisë dhe ngjalli shqetësime të mëdha mbi sigurinë në ambientet gjyqësore. Aksioni i Shkambit ka pasur pasoja të rënda, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë ende.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion