Kryen atentatin ndaj Yannis Lalas, arrestohen 4 shqiptarë, anëtarë të një organizate vrasësish me pagesë...

Aktualitet

Kryen atentatin ndaj Yannis Lalas, arrestohen 4 shqiptarë,

Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin Yannis Lalas, u prangosën mëngjesin e së martës nga policia greke.

Sipas informacioneve, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë. Atentati ndaj Lalas, shtatorin e kaluar në Pagrati, dyshohet se është kryer nga katër shqiptarët.

Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën “Demos”, është akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate.

Policia greke raportohet se ka gjetur katër kallashnikovë dhe tre pistoleta, si edhe  një sasi kokaine e parash.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme, pasi hetimi është ende në vazhdim.

Kujtojmë se Yannis Lalas u ekzekutua me gjakftohtësi në Arachova më 1 nëntor 2025.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion