E rëndë në Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale, nisin hetimet për...

Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 57-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Policia bën me dije se viktima, shtetasja me iniciale M. B., kishte kryer më herët një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion