Vrasja e Bledar Dedjas, autori një 17-vjeçar/ Takimi mes tyre që lindi krimin

Aktualitet

Vrasja e Bledar Dedjas, autori një 17-vjeçar/ Takimi mes tyre

Një 17-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja në Itali. Kur ka kaluar më shumë se 1 muaj nga vrasja e 39-vjeçarit, duket se ngjarja që tronditi opinionin publik po shkon drejt zbardhjes. Sipas hetimeve të deritanishme, kemi të bëjmë me një krim seksual, raportuan mediat italiane.

Shqiptari u vra me thikë më 20 Janar në një zonë të pyllëzuar në Paderno, në via dei Colli. Ai u gjet nga një shok i tij, një ditë pas krimit, me pantallona dhe të brendshme të hequra.

Sipas hetimeve, 17-vjeçari dhe Bledar Dedja kanë lënë një takim pasditen e 20 Janar, por për arsye ende të paqarta, i mituri ka vrarë me thikë shqiptarin.

I mitur raportohet se ka plagosur dorën me thikë gjatë sulmit. Pas krimit, ai ka marrë thikën e kuzhinës, me të cilën kreu vrasjen, disa rroba dhe çelësat e makinës së viktimës dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Automjeti i Bledar Dedaj është gjetur në vendin e krimit nga policia italiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion