Vrasja e biznesmenit të ndërtimit Eduart Reci, polici kampion në qitje e ruajti pesë ditë, plumbi i parë dështoi, zbardhen detaje

Shkëlqim Dukaj, efektiv i OPGJ-së në komisariatin nr 2 në Tiranë ku bente pjese ne sektorin e hetimit te krimeve dhe vellai i tij Florjan Dukaj, u arrestuan diten e sotme si autore të cilët vranë biznesmenin Eduart Reçi pas konflikteve për pronën.
Ne fakt, nga burime te policise, mesohet se oficeri Shkelqim Dukaj qe dyshohet se ka qene qitesi qe qelloi viktimen, ishte frekuentues i rregullt i poligoneve tq qitjes ku ushtrohej per te kryer goditje me arme te ndryshme.
"Ai ishte nje nga efektivat e policise me rezultate te larta sa i perket aftesive te shenjestrimit me arme zjarri", tha nje burim i policise se shtetit.
Megjithate, ajo qe kane zbuluar hetuesit gjate zbardhjes se ngjarjes eshte e frikshme.
Polici i komisariatit 2 dhe i vellai Florjan Dukaj kishin ne pronesi nje lokal qe vetem nje mur e ndante nga banesa e biznesmenit Eduart Reci i cili aty kishte ndertuar edhe nje pallat.
Pikerisht ne kete zone, ne shkallet e emergjences se nje hoteli aty ngjitur, Polici Shkelqim Dukaj ka ruajtur me arme ne dore nga data 8 nentor 2024 deri ne daten 13 nentor, biznesmenin e ndertimit Eduart Reci.

Madje, sipas polcise, per te terhequr vemendjen e tij dhe per ta nxjerre nga banesa, autoret shpesh kane hedhur fishekzjarre ne oborrin e shtepise.
"Viktima nuk ka arritur te kuptoje se po ruhej nga nje person me arme me dylbi per ta vrare, pasi autoret kane hedhur fishekzjarre per te terhequr vemendjen por edhe zhurma e tyre, ka penguar ate qe te kuptonte rrezikun", tha nje efektiv i policise i angazhuar me hetimin.
Sipas policisë, dy vëllezërit janë arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Reçi, pas konflikteve për një pronë ku ky i fundit synonte të ndërtonte.
Pikerisht per kete shkak, mesohet se nga data 8 deri ne 13 nentor 2024, efektivi i policise Shkelqim Dukaj ka qelluar nje here drejt biznesmenit pa e qelluar dot.
Por pikerisht per shkak te zhurmes se fishekzjarreve te njekohshme, kjo e shtene nuk eshte pikasur.
Per kete aresye, mbremjen e 13 nentorit efektivi i policise ka arritur te realizoje qitjen fatale per biznesmenin e ndertimit Eduart Reci.
"Policia ka siguruar pamje filmike per kto levizje te autorit, me perjashtim te dates 11 nentor qe oficeri nuk ka qene prezent pasi ndodhej ne nje detyre", tha nje hetues.
Eduart Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë, kufitare me pronën e tij.
Sipas policisë, ndër personat me të cilët Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Duka.
Eduart Reçi u ekzekutua në një atentat të organizuar pranë pallatit ku jetonte, të cilin e kishte ndërtuar edhe vetë.
Bizmesmeni i ndërtimit, i cili dikur ka qenë punonjës i SHISH, mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua te Trauma, por nuk arriti të mbijetonte.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor) rreth orës 22:40, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa mësohet se kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vikima është qëlluar me plumb dhe është rrëzuar në tokë, por jo atentatorët.
Biznesmeni është baba i dy fëmijëve, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte./lajmifundit.al


