Komisionerët duan të bëhen gjyqtarë! Zbardhet kërkesa e 12 anëtarëve të KPK për KLGj

Aktualitet

Komisionerët duan të bëhen gjyqtarë! Zbardhet kërkesa e

Tirane - 12 Komisionerë të Pavarur të Kualifikimit i kërkojnë Këshillit të lartë gjyqësor t’i caktojë si gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Kërkesa është dorëzuar fill mbas mbylljes së kontrollit të trefishtë të 805 gjyqtarëve dhe prokurorëve që nisi në shkallën e parë në mars 2018 dhe u mbyll së fundmi, pra pak përpara se komisionerëve tu mbaronte mandati që skadon më 31 dhjetor 2024.

Përmes kësaj shkrese që Top Channel e disponon komisionerët e vettingut të cilët do të nisin të zbrazin zyrat për çështje ditësh e që do të thotë se së bashku me përmbi 30 këshilltarë mbeten pa punë, i sjellin në vëmendje qeverisë së gjyqësorit jo vetëm bindje ndaj kushtetutës . Por I kujtojnë punën që kryen përgjatë këtyre viteve.

“Jemi të bindur se kemi përmbushur një mision të madh për vendin, kemi patur privilegjin e një gjyqtari të Lartë dhe detyrimin kundrejt qindra kallëzimesh e procedimesh për tu përgjigjur para ligjit”, shprehen në kërkesën e tyre komisionerët.

Anila Hoxha raprton se jo vetëm kaq por ashtu si edhe në dy kërkesa të mëparshme, ata konsiderojnë mundësinë e ndryshimeve ligjore, duke lënë të hapur mundësinë që KLGJ t’i drejtohet gjykatës kushtetuese për interpretim kushtetues mbi statusin e një gjykate të krijuar me ligj siç KPK konsiderohet.

“Sot jemi besimplotë se pritshmëria jonë është legjitime dhe do të garantohet me veprime të rregullta ligjore nga ana e shtetit, duke siguruar emërimin tonë si gjyqtarë në Apel, si një proces i pavarur nga vullneti i parive politike nëpërmjet votimit të normave të reja ligjore, por bazuar në kritere objektive që garantojë sigurinë juridike dhe shtetin e së drejtës”, argumentohet mes të tjerash.

Në mbarim të mandatit të komisionerëve, nuk do të thotë që procesi i vettingut mbyllet këtu. Rivlerësimi i trefishtë do të vazhdojë në Kolegjin e Posacëm të apelimit, aty ku kanë ankimuar të gjithë të shkarkuarit, ose janë apeluar nga Komisioneri publik disa gjyqtarë dhe prokurorë që u panë pa probleme nga KPK.

Në KPA do të vijojnë si vëzhgues monitoruesit e ONM ndërsa rolin e komisionerit e merr kryeprokurori i SPAK , Altin Dumani./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion