Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez akuzon Shqipërinë për votat e 'Topit të Artë'
Real Madridid nuk i del e keqja që Vinicius Junior nuk mundi të fitonte "Topin e Artë" dhe vendin e parë e siguroi Rodri i Manchester City.
Pasi bojkotuan ceremoninë e 28 tetorit në Paris, Real Madrid është kujdesur që të zhvlerësojë sërish eventin.
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka folur për këtë çështje duke përmendur edhe votën e gazetarit Besnik Dizdari të Shqipërisë, duke mos thënë të vërtetën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
"Pa impaktin e katër gazetarëve nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do të kishte fituar “Topin e Artë”.
Asnjë nga këto vende as nuk e kanë përfshirë Viniciusin as mes 10 më të mirëve, nuk i kanë dhënë as një pikë”, ishin fjalët e Perez duke qeshur para sallës që e duartrokiste.
Diçka e tillë nuk është e vërtetë, pasi përfaqësuesi nga Shqipëria i ka dhënë tri pikë Viniciusit në këtë garë individuale.
Dizdari i ka dhënë 15 pikë Rodrit, 12 pikë Yamal, 10 pikë Carvajal, 8 pikë Bellingham, 7 pikë Rudiger, 5 pikë Haaland, 4 pikë Lautaro Martinez, 3 pikë Vinicius, 2 pikë Mbappe dhe 1 pikë Xhakës.