Vrasja e Aurelio Dervishit, “zhduket” vajza që u bë “mollë sherri”. Shokët e tij: Nuk erdhi as në varrim

Aktualitet

Vrasja e Aurelio Dervishit, “zhduket” vajza që u bë

Vajza 17-vjeçare, e cila dyshohet se u bë “mollë sherri” për vrasjen e Aurelio Dervishit, nuk ka marrë pjesë në varrim e 18-vjeçarit.

Dy shokët e viktimës për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti u shprehën se as adoleshentja dhe as 16-vjeçarja që ndodhin në makinë me ta në mbrëmjen e krimit, nuk kanë qenë të pranishme në ceremoninë mortore. Ndërsa shtuan se nuk i gjejnë dot as edhe në rrjetet sociale.

“Vajzat nuk kanë qenë në varrim, në rrjetet sociale i kemi kërkuar, por nuk na dalin. Jemi të bllokuar. Për familjen e Aurelios dhe për ne nuk është e lehtë. Duam drejtësinë e shokut, askujt mos t’i ndodhë. Ne nuk jemi larguar, kemi qenë prezent aty në çdo sekondë”, thanë shokët e Aurelio Dervishit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa njëri prej tyre ngriti pretendimin se autorët mund t’i kenë bërë pritë.

“Nga shoqëria jonë kemi dëgjuar që kanë qenë tek kafja në momentin kur ne kemi shkuar dhe më pas kemi dalë. Thuhet se kanë dashur të na ndjekin, por i kemi ikur nga sytë. Kur jemi kthyer, jemi përplasur tek Rrethi i Shkozës. Kur kemi ardhur nga Unaza e Re, tek rrethi ata kanë marrë rrethin dhe kanë qenë afër nesh. Thonë që qenë hera e dytë që kanë dalë për të parë për ne. Unë jam mirë, kam plagë të vogla në sy, në trup kam marrë goditje dhe tek gjuri”, shtoi Mario, shoku i viktimës.

 

ME TE LEXUARAT