Egla, fituese e BBV3? Grida Duma befason me deklaratën për aktoren

Showbiz

Egla, fituese e BBV3? Grida Duma befason me deklaratën për aktoren

Grida Duma, e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, rrëfeu ndër të tjera për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj dhe “Big Brother Vip 3″. Ish-deputetja dhe moderatorja komentoi dhe Eglën si banore në BBV3, e cila së fundmi u komentua se ka thyer dhe rekordin e Luiz Ejlit, fituesit e edicionit të kaluar.

A do të pranonte ajo të ishte opinioniste e “BBV3”?!

Jo, nuk është format që ka lidhje me mua. Unë jam e keqe me veten dhe e mirë me të tjerët. Unë vetë nuk e bëj diçka, por po e bëj ti e kuptoj. Unë e mirëkuptoj edhe në vogëlsi, edhe në problematikë.

Si e komenton Grida Duma Eglën si banore?

Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment që e intimidohet ajo nuk shqetësohet që është grua.

Ky lloj çmitimizimi është i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe është nga të rrallat herë që e shoh në publik pa asnjë kompleks. Këtë avantazh e ka.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion