Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan, gazetari zbardh detajet: Hasmit i shkuan në varrim pasi i vranë vëllanë...

Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan, gazetari zbardh detajet: Hasmit i

Një tjetër atentat tronditi mbrëmjen e shkuar qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë Everest (Ibrahim) Çaka.

Ngjarja është ende pa autor, por ajo që dihet tanimë janë lidhjet e tij të shumtë me elementë kriminalë.

Gazetari Artan Hoxha tregon në emisionin “Opinion” se hasmit i shkuan në varrim pas vrasjes së vëllait në Spanjë, ndërsa shton se gjithçka ka nisur pas konflikteve për një pagesë për kokainën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Artan Hoxha: 

Njëri degëzim ka lidhje me ngjarjen e Belgjikës, vrasjen e Arjan Spahiut në varrimin e të cilit Çaka nuk ka shkuar dhe kishte kohë që kishte distancë nga Arjan Spahiu.

Pista që nis nga 2008 deri sot ka 7 të vrarë. Dy janë vëllezërit Ibrahim dhe Alfons Çaka, dy janë vëllezërit Gëzim dhe Florenc Alikaj, dhe dy janë vëllezërit Muhameti dhe babai i tyre që janë vrarë në gjumë.

Vëllai i Everestit kishte shkuar në Spanjë me familjen. Aty ndodhej Florenc Alikaj me familjen. Ky i ka kërkuar punë dhe Alikaj i ka dhënë mall për të shitur. Në një moment nuk i ka kthyer lekët. Meqë shkoi kohë, Alikaj e kërkon për ta takuar. Ai i është fshehur dhe ky e gjen në një lokal në Barcelonë dhe në prezencë edhe të njërëzve të tjerë e qëllon me shuplkakë.

Një javë më pas në Barcelona vjen Zenel Muhameti i njohur ndryshe si Nel Çami. Ai ishte mik i ngushtë me Florenc Alikaj. Shkojnë për drekë në restorant. Rrugës ndalojnë në një karburant. Aty vjen një makinë, nga makina del Alfons Çaka dhe qëllon në drejtim të Florenc Alikaj.

E qëllon në dorë dhe pistoleta i bllokohet. Nga krahu i pasagjerit Nel Çami vret Alfons Çakën. Pas ngjarjes, vëllai tjetër i Florenc Alikaj shkon tek familja e Everest Çakës, ja shpjegon ngjarjen dhe i thotë që në rastin konkret djali juaj ka qëlluar vëllain tonë dhe e ka plagosur, por se ka vrarë vëllai ynë djalin tuaj. Në varrimin e Flornes Çakës kanë qenë edhe  familjarët e Florenc Alikajt.

Pas ngjarjes Alikaj dhe Nel Çami shkojnë në Itali. Alikaj detyrohet të kthehet në Spanjë se i lind nusja. Duke shkuar në maternitet e ndalon policia. I kërkon çfarë ka ndodhur, kush e ka bërë vrasjen dhe ky nuk e tregoi prezencën e Zenel Çamit, sepse i shpëtroi jetën. Zenel Çami në këtë moment ëhstë zhdukur. Mendohet se ai ndodhet diku në Amerikën latine dhe është shumë i fuqishëm atje.

Pas kësaj Florenc Alikaj shkon në burg, por nuk e tregon të vërtetën. Shkon në Apel ku ka paguar 800 mijë euro dhe dënimi shkoi në 6 vjet nga 16 vjet.

Nga ky moment hyn në lojë Everesti. Së pari vritet vëllai i Florenc Alikaj, që ishte shofer autobuzi në Elbasan dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pasi del nga burgu Florenc Alikaj vjen në Elbasan, vritet dhe ai. Në të dyja rastet autori i dyshuar është Everest Çakaj.

Në pamundësi për të gjetur Zenel Çamin, ai ka vrarë dy vëllezërit dhe babain e tij. Për këtë ngjarje aty është gjetur një ADN e autorit. Dyshimi ka qenë për vrasje me pagesë dhe dyshimi ka qenë që pas kësaj ngjarjeje është Everest Çakaj”, tha Hoxha duke treguar dinamikën e ngjarjeve.

“Varianti tjeteër është që mund të ketë lidhje me variantin e Brukselit. Me idenë që a do kishte mundësi Arjan Spahiu të reagonte? Dhe një nga njerëzit potencialë ishte Everesti, por aktualisht ai ishte shkëputur dhe po mbante distancë me ta.

ME TE LEXUARAT