Capital T nuk i kursen disa thumba për këngëtarët e rinj: Të gjithë po bëjnë klipe

Showbiz

Capital T nuk i kursen disa thumba për këngëtarët e rinj:

Çdo ditë industrisë muzikore i shtohen emra të rinj, që pavarësisht nëse kanë apo jo talent prodhojnë nga një këngë.

Një pjesë e madhe kanë nisur ta shohin muzikën si një mënyrë të mirë të përfitimit të parave dhe ndaj ka kaq shumë këngëtarë të rinj që i janë shtuar tregut. Sigurisht që kjo gjë nuk pritet mirë nga artistët me përvojë, që kanë vite në skenë e dinë të bëjnë dallimin mes artit të vërtetë dhe atij komercial.

Në lidhje me këtë situatë kaq kaotike në tregun muzikor ka reaguar edhe reperi Capital T. Ai ka thumbuar këngëtarët e rinj dhe shprehet se më shumë ka “artistë” se njerëz “normal”, siç e quan reperi pjesën tjetër të shoqërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


“Gjithkush po bon kang e klipe e klikime e followersa. Ma shumë artista se njerëz normal. Edhe sa, edhe sa, edhe sa bohet mirë”, shkruan reperi në një postim.

ME TE LEXUARAT