Vranësira kalimtare, parashikimi motit për ditën e sotme

Aktualitet

Vranësira kalimtare, parashikimi  motit për ditën e sotme

Sipas meterologeve, të premten, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht në bregdet në orët e mesditës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen 13 deri 31°C në zonat malore, 15 deri 35°C në zonat e ulëta dhe 18 deri 34°C në zonat bregdetare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion