Vranësira dhe kthellime, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, në vendin tonë pritet të ketë mot të kthjellët në pjesën e dytë të ditës. Sipas MeteoAlb vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, ku në zonat veriore do ketë dhe ndonjë reshje të izoluar dëbore gjatë mëngjesit. Por duke ju afruar mesditës kushtet atmosferike përmirësohen dukshëm duke ri-kthyer kthjellimet në vend.
Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 16°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 2 ballë.


