Digjet në ecje makina në Fier, shpeton mrekullisht shoferi
Lajmifundit
/
5 April 2021, 07:51
Aktualitet

Një makinë është djegur në ecje në Fier gjatë mesnatës, ku fatmirësisht shoferi ka dalë i padëmtuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ish-UMB në Fier dhe shoferi i mjetit “Mitsubishi Carisma”, ka dalë i tmerruar nga makina, pa asnjë dëm.
Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundësuar shurjen e flakëve, ndërsa makina është djegur në pjesën më të madhe të saj.
Gjithashtu, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.


