Tritol dyqanit në Lushnje, pronari ish-anëtar i grupit të Aldo Bares, aktualisht në burg

Aktualitet

Tritol dyqanit në Lushnje, pronari ish-anëtar i grupit të Aldo

Një shpërthim me tritol është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes, ku sipas policisë, sasia e tritolit ishte vendosur para një dyqani. Blutë bëjnë me dije se ambient që më parë ka shërbyer si dyqan është në pronësi të shtetasit Arjan Alico, një person me precedent të theksuar kriminal, i njohur edhe si ish-anëtar i bandës së Aldo Bares.

Mësohet se ëë ambientin ku është vendosur tritoli, më parë ka shërbyer si lokal dhe është dëmtuar vetëm pjesa e jashtme e qepenit. Pronari i lokalit Arjan Aliço, aktualisht ndodhet në burg pasi është person me precedent të penal, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes nuk banojnë aty prej vitesh.

Policia njofton se për pasoje është dëmtuar vetëm dera e objektit, ndërsa vijon hetimi nga grupi, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

“Sot rreth orës 03:25, në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT