Vranë kunatin e Gentjan Bejtjas dhe i plagosën të birin, dalin fotot nga makina e djegur e atentatorëve

Më poshtë është fotoja nga makina e djegur e atentatorëve që vranë Ramazan Sinon dhe plagosën Alvi Bejtjan në Larushk të Krujës, ndërsa plumbave u shpëtoi shënjestra e atentatit Gentian Bejtja.

Pas atentatit autorët dogjën makinën ne Tapizë pranë vendin të quajtur Lapidari, ndërsa brenda makinës u gjetën 3 kallashnikovë.
Ramazan Sino, 29 vjeçari i cili mbeti i vdekur nga atentati që ndodhi pak pas mesnate në fshatin Larushk në Krujë, i cili kishte shënjestër Gentian Bejtjan. I plagosur nga atentati mbeti edhe djali i këtij të fundit Alvi Bejtja. Ramazan Sino është kunati i Gentain Bejtjas.

Pas krismave, familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë e Krujës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.






