Atentat në Krujë, Gentian Bejtjas i vrasin kunatin e plagosin djalin 13 vjeç! Makina gjendet e djegur në Tapizë

Aktualitet

Atentat në Krujë, Gentian Bejtjas i vrasin kunatin e plagosin djalin

Nje atentat ka ndodhur ne Kruje gjate nates. Gentian Bejtja i ka shpëtuar për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij, pak pas mesnatës së datës 7 korrik, në banesën e tij në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa ka mbetur i vrarë kunati i tij Ramazan Sino e i është plagosur i biri Alvi Bejtja.

Policia tha se Ramazan Sino 46-vjeç bashkë me nipin e tij Alvi Bejtja, 13-vjeç u qëlluan në oborrin e banesës.

Ramazan Sino ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip "Volkswagen".

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Hetimet

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

ME TE LEXUARAT