Atentati në Krujë, gjenden tre kallashnikovë në makinën e djegur të autorëve
Lajmifundit
/
4 Korrik 2023, 09:42
Aktualitet

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur në fshatin Larushk në Krujë ku humbi jetën një person dhe u plagos nipi I tij.
Makina që dyshohet se është përdorur në ngjarje është e vjedhur. Ndër të tjera mësohet se brenda makinës janë gjetur edhe 3 kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur në atentatin ku mbeti viktimë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja.
Makina tip Golf 5 pa targa me benzin është djegur totalisht.





