Foto/ Vranë babain, djemtë e Pëllumb Metës të qetë në kafazin e xhamtë, vajza me kokën ulur

Tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë babain e tyre Pëllumb Meta dhe varrosën në kasolle kanë mbërritur në gjykatë, për tu njohur me masën e sigurisë. Nga kafazi i xhamtë tre fëmijët e Pëllumb Metës duken të qetë, ndërsa vajza mban ulur kokën. Gjithashtu, ata janë braktisur nga familjarët.

Krimi i rëndë u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.


Por, hetimet morë tjetër rrjedhë, ku u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.
Fillimisht ishte vajza ajo që mori përsipër krimin, e cila tha se babai i saj donte ta fejonte me zorr. Por pas hetimeve, u zbulua se vrasja me armë nuk ishte kryer nga 19-vjeçarja, por nga djali i madh. Ky i fundit, para autoriteteve pranoi se kishte vrarë babain e tij në dhomën e ndenjes, pasi viktima ishte kthyer nga puna dhe po pushonte. 24-vjeçari deklaroi se babai i tyre ishte bërë i padurueshëm dhe ishte shumë autoritar.
Njoftimi i Gjykatës:
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është regjistruar çështja penale Nr. 127/1, me objekt “Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasve H. Meta, H. Meta dhe A. Meta te dyshuar per kryerjen e veprave penale te parashikuar nga neni 79/c,278/4 dhe 303 e 25 te K.Penal”.
Kjo çështje është në shqyrtim pranë Gjyqtares Shpëtime Pitaku.
Seanca gjyqësore do të zhvillohet në datë 26.02.2024, ora 12:00.


