Vodhi makinën natën për ta shitur për pjesë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Vodhi makinën natën për ta shitur për pjesë, arrestohet

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet gjatë orëve të natës në bulevardin “Bajram Curri”, me qëllim çmontimin dhe shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Pas kallëzimit të bërë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, u bë e mundur ndalimi i shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Gjatë kontrollit, automjeti i vjedhur u gjet pranë banesës së të dyshuarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT