Vodhi kabllon e rrufepritësit, punëtori hajdut i bën gjëmën biznesmenit në Fier

Aktualitet

Vodhi kabllon e rrufepritësit, punëtori hajdut i bën

Një punëtor ka shkaktuar një dëmtim të pallogaritshëm në një biznes në Fier duke vjedhur kabllon e rrufepritësit, çka ka nxjerrë jashtë funksionit të gjitha pajisjet dhe kompjuterët e fabrikës.

Edhe pse biznesmeni ka vënë në dispozicion të autoriteteve kamerat e sigurisë ku duket qartë punëtori duke prerë kabllon, autori i kësaj vjedhjeje është mbajtur vetëm disa orë në drejtorinë e policisë dhe më pas është lënë i lirë për mungesë provash.

Sipas administratori Agim Driza hajduti ka qene nga punëtoret me te paguar dhe qe e mbante me afër.

Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër që në këtë biznes janë vjedhur edhe pagat e punëtorëve në shumën prej 17 milionë lekësh të vjetra. Edhe pse autori është kapur dhe dënuar minimalisht, biznesmenit nuk i janë kthyer paratë e vjedhura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion