Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet nga Spanja Juxhin Koka

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Spanja.
Bëhet fjalë për shtetasin Juxhin Koka 31 vjeç, i cili akuzohet nga SPAK, se në shkurt 2025, në bashkëpunim me persona të tjerë, vodhi 200,000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit dhe korruptoi punonjës të Policisë për realizimin e veprës.
Gjykata e Krimeve të Rënda i kishte caktuar J. K. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, Kontrabanda me mallra të akcizës ose me pezullim të detyrimeve doganore dhe vjedhja, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi:
Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, J. K., 31 vjeç.


