Zjarri në Vlorë i afrohet zonës së banuar, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse vijon

Aktualitet

Zjarri në Vlorë i afrohet zonës së banuar, ndërhyrja e

Një zjarr është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës.

Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi duke iu afruar zonës së banuar. Për disa momente pati rrezik që zjarri të përfshinte edhe banesat pranë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave. Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.

Lajmi në përditësim

ME TE LEXUARAT