Vila luksoze, apartamente dhe biznese, publikohet katalogu me qindra pronat e sekuestruara! Në listë, Kryemadhi, Malltezi dhe ‘bosët e drogës’

Aktualitet

Vila luksoze, apartamente dhe biznese, publikohet katalogu me qindra pronat e

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë katalogun e pasurive të sekuestruara, një nismë e rëndësishme që synon të rrisë më tej transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive.

Nisma është ndërmarrë nën drejtimin e kryeadministratores së AAPSK, Risena Xhaja, e cila ka vënë theksin tek rëndësia e një administrimi më të rregullt dhe më transparent të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

“Katalogët e pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara janë një hap konkret në drejtim të forcimit të besimit të publikut dhe institucioneve në procesin e administrimit të këtyre pasurive. Përmes kësaj nisme, ne po sigurojmë që çdo pasuri e administruar nga AAPSK të jetë e evidentuar qartë dhe e aksesueshme për publikun, duke garantuar një administrim sa më efikas dhe të drejtë,” u shpreh Risena Xhaja.

Për herë të parë në historinë e Agjencisë, të gjitha pasuritë që ndodhen nën administrimin e saj po regjistrohen dhe po bëhen publike përmes katalogëve zyrtarë, duke krijuar një standard të ri transparence dhe llogaridhënieje, thuhet në njoftim.

Publikimi i këtij katalogu është një hap domethënës edhe për forcimin e transparencës në menaxhimin e pasurive nga ana e agjencisë. Ky proces siguron jo vetëm një administrim më të mirë të këtyre aseteve, por edhe një angazhim më të fortë ndaj standardeve më të larta të menaxhimit publik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion