Vidhet një banesë dhe një shkollë në Durrës, arrestohen në flagrancë dy hajdutët

Dy persona në Durres kanë rënë në prangat e policisë, me akuzën e "Vjedhjes". Mësohet se shtetasit M.V, 31 vjeç dhe F.K, 32 vjeç janë kapur në flagrancë duke grabitur një banesë dhe ambientet e një shkolle në Durrës.
Njoftimi i plotë: Durrës
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët, arrestuan në flagrancë shtetasit: M. V., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në banesën e shtetasit F. L.; F. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në lagjen nr.18, Durrës, në ambientet e një shkolle.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

