Foto/ Kati i parë i hotelit i shkatërruar, pamje lufte nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë

Aktualitet

Foto/ Kati i parë i hotelit i shkatërruar, pamje lufte nga

Sigurohen pamjet e para nga ambienti i hotelit ku ka ndodhur shpërthimi i bombulës së gazit në Velipojë, ku mbetën të plagosur rëndë 4 anëtarë të së njëjtës familjeje.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme fuqia e shpërthimit ka qenë tepër e fortë sa ka shkatërruar pothuajse të gjithë katin e parë e hotelit 3-katësh.

Burime bënë me dije se personat e mbetur të lënduar janë Klarisa Gjoka 15-vjeç, Danjela Gjoka 18-vjeç, Enriko Gjoka  19-vjeç dhe Alketa Gjoka 30-vjeç, të cilët janë dhe pronarë të hotelit ku ka ndodhur shpërthimi.

Ata janë transportuar drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Pritet transportimi i tyre drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar dhe nevojës për një kujdes më të specializuar mjekësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion