"Të rinjtë në gjendje shumë të rëndë, me djegie në 90% të trupit", tmerr pas shpërthimit në hotelin në Velipojë

Aktualitet

"Të rinjtë në gjendje shumë të rëndë, me

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u shënua këtë mëngjes në Velipojë.

Katër anëtarët e familjes Gjoka, që janë nga Lezha kishin shkuar në hotelin e tyre në Velipojë për pushime.

Por shpërthimi i bombolës së gazit ka shkaktuar një zjarr të përmasave të mëdha, duke bërë që ata të pësojnë djegie të shkallës së rëndë.

Sipas infermieres së ambulancës, që foli për mediat, “gjendja e tyre është shumë shumë e rëndë”.

“Kanë djegie 85-90 % të trupit, të gjithë janë një familje. Ngjarja ka ndodhur tek hoteli, janë nga Lezha kanë ardhur tel hoteli i tyre që kanë në Velipojë.

Referimi është bombol gazi. Janë gjetur në gjendje shumë të rëndë, kemi mbërritur ne, zjarrfikësja dhe ambulanca.

Tani dy janë në spitalin e Shkodrës, dy janë nisur me ambulancë. Po presim helikopterin për fëmijën dhe vajzën që janë në gjendje më të rëndë“, tha ajo.

Të plagosurit mësohet të jenë Alketa Gjoka 40 vjece, Daniela Gjoka 19 vjece, Klarisa Gjoka 15 vjece dhe Enrik Gjoka 12 vjec.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion