VIDEO/ Tmerr në Gjirokastër, gruaja me thikë në dorë sulmon qytetarët në rrugë

Aktualitet
VIDEO/ Tmerr në Gjirokastër, gruaja me thikë në dorë

Prej një muaji, qytetarët e Gjirokastrës po përballen me një situatë shqetësuese në rrugët e qytetit. Një grua e cila kërkon lëmoshë, sipas raportimeve të banorëve, jo vetëm që i shqetëson ata, por përdor sharje, ofendime dhe kërcënime.

Nëse lypëses nuk i jep para ajo nxjerr thikën dhe të sulmon duke të kërcënuar.

Disa qytetarë kanë denoncuar se gruaja i ka kërcënuar me thikë, me gurë dhe ka shkaktuar tension në zonat publike, duke u bërë një rrezik për sigurinë.

Pavarësisht rasteve të përsëritura, autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj situate.

“Është e papranueshme që një situatë e tillë të vazhdojë pa asnjë ndërhyrje. Kjo nuk është vetëm një shqetësim për qytetarët, por një çështje e sigurisë publike,” shprehet një banor i qytetit.

Ndërkohë, qytetarët e Gjirokastrës bëjnë thirrje që shteti të reagojë menjëherë për të garantuar rendin dhe sigurinë në qytet, duke i dhënë fund këtij problemi që po vë në rrezik jetën e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion