VIDEO/ Zbulohet tjetër lokal me lojëra fati të paligjshme në Tiranë, në pranga administratori

Aktualitet

VIDEO/ Zbulohet tjetër lokal me lojëra fati të paligjshme në

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga policia në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”.

Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në një lokal të ndodhur në rrugën “Kajo Karafili”. Gjatë kontrollit, u konstatua se ambienti ishte përshtatur posaçërisht për zhvillimin e lojërave të fatit.

Si pasojë janë sekuestruar katër makinave elektronike për lojëra fati, një tavoline pokeri si dhe sendeve të tjera që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të paligjshëm.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë administratori i lokalit, shtetasi me inicialet F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion