Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë

Showbiz

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je

Një situatë mes Adit dhe Mozës ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Shkak u bë një mision që Agai i kishte dhënë Mozës, Sonit dhe Donës për të prishur lojrat që po bëheshin.

Për të ndaluar prishjen e lojrave, Adi ka kapur Mozën nga krahët, duke e penguar. Vetë Moza ka treguar detaje nga ajo ngjarje.

“U bë një ekzagjerim i madh. Ti nuk ke edukatë fare moj, mbylle gojën (drejtuar Sonit). U ndalua loja që të pastrohej fusha. Adi më mbante si kukull dhe aty e ndjeva veten që isha një ashkël, jo njeri dhe më mbante në ajër”, tha Moza.

Por i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e moderatores Arbana Osmani, e cila i ka kërkura Mozës që të sqarojë nëse është ndjerë e dhunuar apo intimiduar nga Adi. Në rast se është ndjerë e tillë, sipas moderatores, Adi largohet nga Ferma Vip.

“Moza nëse je ndjerë e dhunuar na e thuaj, sepse kjo gjë i rrezikon qëndrimin atij djalit aty”, tha Arbana.

Por Moza e mohoi një gjë të tillë.

“Jo aman mos ma nxirrni këtë. Adin e dua këtu”, vazhdoi Moza.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion