U kap me armë zjarri dhe thikë në lagjen “Guerile”, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Aktualitet

U kap me armë zjarri dhe thikë në lagjen “Guerile”,

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 29-vjeçar, në kuadër të kontrolleve për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Patrulla ka konstatuar pas mesnate dy shtetas në lagjen ‘Guerile’, të cilët, me t’i parë efektivët, janë larguar me vrap, por pas ndjekjes është bërë i mundur ndalimi i njërit prej tyre.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit Bajram Hoxha, atij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, si dhe një mjet prerës (thikë)”, njofton Policia.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i tij në flagrancë, ndërsa shtetasi tjetër, E. Ç., 29 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion