VIDEO/ Korreshi nxjerr pamje nga lagjja “18 Tetori” në Lushnjë: Hale, sikur të jemi në Bangladesh; ujërat e zeza…
Lajmifundit
/
3 Gusht 2026, 17:02
Aktualitet

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar ndotjen në lagjen ’18 Tetori’ në Lushnjë.
Teksa ka postuar një video në rrjetet sociale, ku duket një kanal që derdhen ujërat e zeza, Korreshi e ka krahasuar zonën me situatën në Bangladesh.
Më tej Korreshi shkruan se ujërat e zeza që derdhen në atë kanal shkojnë më pas për vaditje.
Reagimi i Korreshit:
Lagja 18 Tetori qe nuk tregon pushteti po jua tregoj une.
Hale dhe vetëm hale sikur te ishte ne Bangladesh.
Shikoni se ku derdhen halet e Lushnjes e shkojne per vaditje. Turp.
Do tju tregojme mrekullira vetem na ndiqni.


