Flakët përfshijnë Hekalin, digjen mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre
Lajmifundit
/
3 Gusht 2026, 17:47
Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e kësaj të hëne në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të njohur si “Qafa e Vidhit”.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe prej mbi 10 hektarësh me ullishte dhe shkurre.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje u angazhuan gjashtë mjete zjarrfikëse nga Ballshi, Patosi dhe Roskoveci.
Falë ndërhyrjes së tyre, u bë i mundur neutralizimi i flakëve dhe shmangia e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.


