VIDEO/ Aksident i rëndë në Itali, kamioni përplas për vdekje 65-vjeçarin shqiptar

Aktualitet

VIDEO/ Aksident i rëndë në Itali, kamioni përplas për

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme (11 mars), rreth orës 15:00, në komunën Azzano Decimo. Viktima është Xhavit Halilaj, 65-vjeçari me banim në Sacile me origjinë nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, Halilaj i bëri shenjë një kamionçine që po transportonte mjete pune që të ndalonte, pasi po humbte një pjesë të ngarkesës.

Të dyja mjetet dolën në korsinë e emergjencës. Në momentin që 65-vjeçari doli nga makina u godit nga një kamion që po afrohej.

Tre personat në bordin e makinës u plagosën në aksident dhe u dërguan në spital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion