Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat
Lajmifundit
/
23 Korrik 2026, 14:49
Aktualitet

Protestuesit kanë vendosur disa qese me mbetje pranë kordonit të Policisë së Shtetit gjatë tubimit të zhvilluar përpara Kuvendit, duke i shoqëruar ato me pankartën “Mos i mbroni plehrat!”.
Përmes këtij veprimi simbolik, pjesëmarrësit në protestë synuan të shprehin pakënaqësinë ndaj klasës politike, duke e përdorur mesazhin si formë proteste kundër drejtuesve të vendit.
Tubimi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë nisi në orën 08:30 para Kuvendit të Shqipërisë. Protestuesit kërkojnë largimin e kabinetit qeveritar, ndërsa protesta vijon nën masa të shtuara sigurie.


